He’zbollahu konfirmon vd’ekjen e pasardhësit të pritur të Na’srallahut, Hashem Safieddine, në su’lmin iz’raelit

Hashem Safieddine

Grupi libanez Hezbollah konfirmoi sot se lideri i tij më i lartë Hashem Safieddine u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrutin jugor pothuajse tri javë më parë, transmeton Anadolu.

Safieddine, i cili ishte kreu i organit më të lartë vendimmarrës politik të Hezbollahut, këshillit ekzekutiv, pritej gjerësisht të zgjidhej udhëheqësi i ardhshëm i grupit pas vdekjes së Sekretarit të Përgjithshëm Hassan Nasrallah në një sulm ajror izraelit muajin e kaluar.

Hezbollahu konfirmoi vdekjen e Safieddinit në një deklaratë, duke e quajtur atë udhëheqës të përkushtuar brenda grupit. Ai u zotua të vazhdojë “rrugën e rezistencës” deri në arritjen e qëllimeve të tij “të lirisë dhe të fitores”.

Izraeli tha të martën se Safieddine ishte vrarë në sulmin ajror që kishte në shënjestër periferinë jugore të Bejrutit rreth tri javë më parë.