Ballina Lajmet Rajon dhe Botë He’zbollahu i lëshon 200 predha në drejtim të Iz’raelit

He’zbollahu i lëshon 200 predha në drejtim të Iz’raelit

Rreth 200 predha i ka hedhur Hezbollahu të dielën në drejtim të Izraelit, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

CNN ka raportuar se ushtria izraelite është shprehur se do të vazhdojë të mbrojë shtetin dhe popullin.

“Forca e Mbrojtjes do të vazhdojë të mbrojë shtetin e Izraelit dhe popullin e tij kundër kërcënimit të shprehur nga organizata terroriste Hezbollah”, thuhet në reagimin e lëshuar.

Për shkak të mbrojtjes ajrore që Izraeli ka, sulmet ajrore të Hezbollahut përfundojnë me pak viktima ose fare. Sulmi me rakrta të dielën erdhi pasi Izraeli goditi Libanin jugor me sulme ajrore.

Ushtria izraelite paraprakisht ka lëshuar një paralajmërim evakuimi për pjesë të Libanit jugor dhe lindor.

Exit mobile version