Kreu i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah tha të premten se Arabia Saudite i kishte shpallur luftë Libanit.
Ai tha se Mbretëria i kishte shpallur luftë Libanit dhe Hezbollahut pasi kryeministri libanez Saad Hariri u arrestua në Arabi Saudite.
Në një fjalim të televizionit, Nasrallah tha se dorëheqja e Haririt ishte një “ndërhyrje e paparë Saudite” në politikën libaneze dhe bëri thirrje që z. Hariri të kthehej në Liban.
Ai tha se qeveria e Libanit ishte ende legjitime dhe se Hariri nuk kishte dhënë dorëheqje. /MESAZHI/