Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hetuesit arrijnë në presidencë, përballen me rezistencë ndaj arrestimit të presidentin të...

Hetuesit arrijnë në presidencë, përballen me rezistencë ndaj arrestimit të presidentin të akuzuar të Koresë së Jugut

Hetuesit e Koresë së Jugut përshkallëzuan përpjekjet për të ekzekutuar urdhër-arrestin ndaj presidentit të akuzuar Yoon Suk Yeol, transmeton Anadolu.

Siç raporton ‘Yonhap News’, rreth 3 mijë oficerë të policisë u vendosën për të siguruar hyrjen në rezidencën presidenciale në Seul për të arrestuar presidentin Yoon, i cili ka refuzuar të dorëzohet.

Megjithatë, shërbimi presidencial i sigurisë bllokoi ekzekutimin e urdhër-arrestit dhe kjo pengesë, sipas raporteve të fundit, akoma vazhdon.

Më parë, autoritetet nuk arritën të arrestojnë Yoon-in as më 3 janar për shkak të bllokadave të sigurisë, por tani po zhvillohet një operacion në shkallë të gjerë.

Tensionet janë të larta pasi mijëra mbështetës të presidentit të akuzuar u mblodhën jashtë rezidencës së tij, me ligjvënësit e Partisë së Pushtetit Popullor që formuan një zinxhir njerëzor për të bllokuar arrestimin.

Derisa ekipi i mbrojtjes i Yoon-it thotë se urdhër-arresti është i “pavlefshëm”, ekipi presidencial i sigurisë po bllokon ekzekutimin e arrestimit.

Përllogaritjet e policisë e vlerësuan numrin e të pranishmëve në turmë në 6.500, derisa barriera shtesë të autobusëve u vendosën nga shërbimi i sigurisë presidenciale për të fortifikuar rezidencën.

Më herët gjatë ditës, Gjykata Kushtetuese mbajti seancën e saj të parë mbi gjyqin e shkarkimit të Yoon-it. Megjithatë, ish-presidenti nuk u paraqit, duke shkaktuar një shtyrje të gjyqit brenda katër minutave.

Yoon përballet me akuza për kryengritje dhe tradhti të lidhura me shpalljen e tij të ligjit ushtarak më 3 dhjetor, e cila u rrëzua shpejt nga Asambleja Kombëtare.

Exit mobile version