Hetohet fshehurazi fabrika e përpunimit të mishit, gjetje skandaloze (Video)

Një hetim i fshehtë i realizuar nga gazeta e pavarur britanike Guardian dhe televizioni ITV, zbulon  kushtet e tmerrshme të punës në një fabrikë të përpunimit të mishit të pulave.

Kjo fabrikë është ndër të më mëdhatë që furnizon  poashtu supermarketet e mëdha të Britanisë së Madhe. Ky investigim zbulon dështimet higjienike, manipulimin e datave të therjes dhe ripaketimin e mishit të kthyer nga stoqet.

Kompanie e përpunimit të mishit të pulës “2 Sisters” në Midlands furnizon qendrat e mëdha tregtare si Marks dhe Spencer, Sainsbury, Tesco, Aldi UK dhe Lidl UK, me mish pule të paketuar paraprakisht. Ndërsa videoja e mëposhtme flet shumë, shumë më tepër se fjalët. /MESAZHI/