FBI i ka kërkuar zyrtarëve në Qipro informacione financiare për një bankë tashmë të mbyllur që përdorej nga rusë të pasur me lidhje politike dhe është akuzuar nga qeveria amerikane për pastrim parash.
Sipas gazetës britanike “The Guardian”, kërkesa për informacione për bankën FBME vjen pikërisht kur Qipro është shfaqur si një zone kyçe interesi për Robet Mueller, prokurorin special amerikan që po heton një komplot të mundshëm mes fushatës Trump dhe Kremlinit.
Bazuar në burimet e saj, the Guardian shkruan se hetuesit federalë dhe thesari amerikan i kërkuan në nëntor bankës qendrore të Qipros informacione të detajuara për FBME, e cila u mbyll këtë vit.
Sipas një raporti të 2014-s të thesarit amerikan FBME, mes të tjerave, merrej me pastrim parash, evazion fiskal, dhe korrupsionin politik. The Guardian shkruan se kërkesa e FBI duket të ketë lidhje me hetimin e Paul Manafort, ish-menaxheri i fushatës Trump dhe paratë që kanë qarkulluar mes ish-shteteve sovjetike dhe SHBA përmes bankave qipriote.
Banka qendrore e Qipros, e cila vendosin në administrim FBME në 2014 pas ndërhyrjes amerikane si dhe zyra e prokurorit special amerikan, refuzuan që të komentojnë situatën. Nuk është e qartë pse Mueller kërkon të dhënat e bankës, por kërkesa tregon se vazhdon hetimi i parave që vinin nga Qipro.
Paul Manafort u vetëdeklarua i pafajshëm për pastrim parash dhe nga banka FBME thonë se ai nuk ka qenë klient i saj, ndërsa mohojnë çdo akuzë për aktivitete kriminale./Top Channel