Kanë sjellë të reja dramatike të dhënat e para mbi vrasjen e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u hodh në erë ndërsa ndodhej në makinën e saj, një Peugeot 108.
Siç bën të ditur La Republica, kohët e fundit gazetarja po hetonte mbi riciklimin e parave të disa grupeve të fuqishme të narkos-ve italianë; pra trafikantëve të mëdhenj të drogës nga Italia.
58-vjeçarja po hetonte mbi rrugët e qarkullimit të trafiqeve nga Libia, Italia Mesdheu dhe Malta.
Roberto Saviano, shkrimtari i njohur antimafia, deklaroi dje se Malta prej kohësh është kthyer një terren i fortë i pastrimit të parave të krimit nga Britania e Madhe.
“Prej kohësh Gjibraltari dhe Malta u kanë marrë punën shoqërive of shore në Karaibe, ndaj dhe shpërtheu skandali në Panama Papeers.
Panama Papeers nuk është gjë tjetër veçse hakmarrja e oligarkisë financiare në Karaibe kundër Londrës dhe largimit të parave të krimit”, tha Saviano. /Mesazhi/