Ballina Lajmet Hetimet ndaj FETO-s, mbi 41 mijë të burgosur

Hetimet ndaj FETO-s, mbi 41 mijë të burgosur

Në kuadër të hetimeve të nisura nga kryeprokuroritë republikane në Turqi pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga Organizata Terroriste FETO, 41.326 të dyshuar janë të burgosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së i ka siguruar nga Ministria e Drejtësisë, nga tentativa për grusht shteti deri më tani, procedurë hetimore është hapur ndaj 103.850 personave.

Nga të ndaluarit në kuadër të hetimeve, ndaj 41.326 të dyshuarve është shqiptuar masë arresti me burg.

Në mesin e të burgosurve janë 2.286 gjykatës apo prokurorë në gjyqësorin e drejtësisë dhe atë administrativ, 104 anëtarë të Gjykatës Supreme, 41 nga Këshilli i Shtetit (Gjykata më e lartë administrative në Turqi), 2 nga Gjykata Kushtetuese, tre gjykatës dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjykatësve dhe Prokurorëve, 6.325 ushtarakë, prej të cilëve 168 gjeneralë si dhe 7.624 policë, 17 prefektë, 74 zv/prefektë dhe 100 kryetarë lagjesh.

Ndaj 35.495 të ndaluarve është marrë vendimi për mbikëqyrje gjyqësore. Pas procedurave policore dhe gjyqësore, 10.265 persona janë lënë të lirë.

3.831 persona janë liruar nga burgu

3.831 persona të dyshuar në kuadër të hetimeve ndaj FETO-s janë liruar pas burgosjes pasi janë vlerësuar provat.

Në mesin e të liruarve nga burgimi gjenden 66 ushtarë, 583 policë, katër zv/prefektë, një prefekt, dy kryetarë lagjesh, 158 gjykatës dhe prokurorë, dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjykatësve dhe Prokurorëve një anëtar i Këshilli të Shtetit dhe tetë anëtarë të Gjykatës Supreme.

5.150 persona janë në kërkim

Në vazhdën e hetimeve ndaj FETO-s, ekziston fletëarrest ndaj 5.150 personave të dyshuar, prej të cilëve 198 janë gjykatës dhe prokurorë, gjashtë anëtarë të Këshillit të Shtetit, 25 nga Gjykata Supreme, 115 ushtarë, 223 policë, një prefekt, tre zv/prefektë, tetë kryetarë lagjesh dhe 4.571 administratorë publik.

Ndërkaq, 902 të dyshuar gjenden në paraburgim në kuadër të hetimeve.

Exit mobile version