Hesht, hesht, hesht..!

Fahri Musliu

Hesht se mirë është. Hesht se ka më keq. Hesht dhe shikoje punën tënde.
Hesht, mos harxho energji. Hesht dhe dëgjo. Hesht dhe shiko. Hesht mos kundërshto. Hesht se nuk mund të ndryshosh asgjë. Hesht se kush s’të dëgjon. Hesht mos shit mend. Hesht se nuk është punë e jotja…!
Bëhu i vogël, bëhu krimb, bëhu rob dhe i dëgjueshëm!!!
Thjeshtë, bëhu mut. (ju kërkoj ndjesë për këtë shprehje).
Në çdo sistem shoqëror, në kolektiv, në vendin e punës, të mirë janë vetëm të dëgjueshmit, që nuk kundërshtojnë edhe pse keqtrajtohen e poshtrohen. E dini, ata janë ata njerëzit e vegjël pa karakter pa dinjitet, i takoj ata dhe gjithnjë e më shumë po i njoh. Të tillët gjithmonë lehtë shantazhohen dhe më lehtë blehën. Të tillët e meritojnë pushtetin çfarë e kanë. Të tillët meritojnë të jenë të nënshtruar, të poshtruar. Tërë jetën. Në punën ku punojnë, në sistemin në të cilin jetojnë. Të tillët marrin çfarëdo që ju jep. Të tillët nuk kanë kokë, në fakt tru, e as shpirt, por dinë të jenë dashakeq dhe pisa. Të tillët bëjnë këso përzgjedhjesh. Ka shumë të vegjel mes nesh, shumë plagjiator rreth nesh, shumë janë njerëz jo normal dhe të këqinjë, dhe ky është realiteti ynë.

Por mos u bën edhe ti si këta nëse nuk të pëlqen karakteri dhe sjellja e tyre.
Pra mos u bën krimb, mos u bën mut.
MOS HESHT.
Ky është obligim qytetar, njerëzor.

Fahri Musliu