Pesëdhjetë vjet pasi u vodh në Turqi, sarkofagu i luftëtarit mitik Herkul është kthyer në shtëpi të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).
Thesari 2.200 vjeçar u vodh nga Turqia gjatë gërmimeve të paligjshme në fillim të viteve 1960 në Aksu, në provincën mesdhetare të Antalias.
Sarkfagu u sekuestrua në Gjenevë në vitin 2010 nga autoriteti doganor i Zvicrës, ndërsa në vitin 2015 zyra e Prokurorit publik solli një vendim që i njëjti të kthehet në varrin e tij në Turqi.
Para se të riatdhesohet në Turqi, sarkofagu u ekspozua për disa muaj në Universitetin e Gjenevës.
Objekti, i cili përshkruan 12 veprat legjendare të Herkulit, tani do të vendoset në mesin e sarkofagëve të tjerë historik në Muzeun në Antalia.