“Keni kujdes, mos sillni vlerësime të ngutshme për individët dhe ngjarjet, besojuni veprave e jo fjalëve boshe, ngaqë jetojmë në kohë të pista e të mjegullta, në kohë kur nuk shihet qartë se edhe hajduti bërtet: kapeni hajnin!
Se edhe ai që dikur ka marrë në qafë shumë njerëz, se edhe narko-dilerët, edhe kriminelët…, kanë veshur ‘kapotën’ e donatorëve dhe bamirësve, se janë maskuar në ‘patriotë’, të cilët i janë përkushtuar misionit që t’ua sforcojë vetëdijen kombëtare ‘shqiptarëve të vonuar’!
Por, të jeni të sigurt se herdo-kurdo mjegulla do të ngrihet dhe i tërë pisllëku do del në sipërfaqe!”
Nga: Kim Mehmeti