Kylian Mbappe pritet të transferohet te Real Madridi në verën e vitit të ardhshëm, por bashkëkombësi i tij, Thierry Henry, e ka këshilluar atë të qëndrojë te Paris Saint-Germaini.
Ikona e futbollit francez, Henry, ka thënë se Mbappe duhet të vazhdojë me klubin parisien, e ta kompletojë misionin e tij në Ligën e Kampionëve me PSG-në.
“Do të doja që ai ta përfundonte atë që e ka nisur. Pse duhet të largohet? Ai e do PSG-në dhe është nga ai qytet”, ka thënë Henry për “Mundo Deportivo” të shtunën.
Mbappe ka fituar elitën e futbollit francez pesë herë me PSG-në dhe Monacon. Por, nuk ka shfaqur sukses me klubin në “Champions”.