Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar disfatën e dytë nga Bosnja e Hercegovina edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024 të zhvilluar në Tuzlla.
Reprezentacioni boshnjak i hendbollit triumfoi 25:18 kundër “Dardanëve”, shkruan lajmi.net.
Kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj ishte golashënuesi më i mirë te “Dardanët” me 5 gola të realizuar, ndërsa katër i shtoi edhe Drenit Tahirukaj.
Egzon Gjuka pati tri gola, ndërsa me nga dy kontribuuan Kastriot Jupa e Rron Ramadani, por që nuk arritën ta evitojnë humbjen në Tuzlla.
Kjo humbje njëherit edhe i shuan shpresat e Kosovës për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024.