Hëna e plotë e fundvitit në New York

Hëna e plotë e fundvitit, ndryshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e njohur edhe si “Hëna e Ftohtë”, u ka mundësuar momente të këndshme qytetarëve të New York-ut.

Fotoreporterët e Anadolu Agency (AA) kanë shkrepur fotografi nga kënde të ndryshme të qytetit për Hënën e fundit të plotë të këtij viti.

Hëna e plotë në West New York të shtetit New Jersey bashkë me perëndimin e diellit u mundësoi momente të bukura qytetarëve.

Gjithashtu, fotografitë tregojnë Hënën e plotë që ngrihet prapa njerëzve që qëndrojnë në lokacionet e vëzhgimit në Edge Hudson Yards dhe në Manhattan.