Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e SHSKUK-së, ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, “dr. Sami Haxhibeqiri”, sipas të cilës, sot nga ora 11:30, kanë filluar të paraqiten në shërbimin emergjent të këtij Spitali, disa persona të dyshuar si raste të helmimit e që kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
Nga statistikat zyrtare të Spitalit, rezulton se 116 persona, kryesisht të rinj në moshë, prej tyre edhe nxënës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, me shenja që flasin për një helmim të mundshëm.
Spitali ka angazhuar të gjitha kapacitetet me të gjitha repartet dhe stafin dhe që të gjithëve u është dhënë ndihma mjekësore nga stafi profesional.
Ndërkohë, nga mjekët kujdestar në Kinikën Infetkvie, raportohet se 3 raste janë transferuar në këtë Klinikë si raste që kanë pasur nevojë të trajtim të mëtejmë dhe jasnë jashtë rrezikut.
Shumica e rasteve janë liruar nga Spitali i Mitrovicës, por ka ende pacientë që janë në mjekim e sipër.
SHSKUK, ka angazhuar të gjitha kapacitetet profesioanle dhe është i gatshëm të ofroj kujdesin shëndetësor në rastet që kërkojnë ndihmë mjekësore.