Heidelberg është një nga qytetet e rralla në Gjermani i kursyer nga bombardimet gjatë luftërave, ndërsa arkitektura e tij mesjetare, lumi Neckar dhe kështjella, sot tërheqin vizitorë nga mbarë bota, shkruan Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për qytetin e pestë më të madh në Gjermani, ndërsa është një nga qendrat e rëndësishme kulturore dhe financiare në Evropë dhe njihet për nga historia e pasur, kulturore dhe trashëgimia natyrore.
I vendosur në krahinën Baden-Wurttemberg, qytet i recituar në shumë këngë, ndërsa me universitete me histori shumë vjeçare, si dhe sektorë shkence, mjekësi dhe makineri, Heidelberg vendoset në pozitën e një nga qendrat më të njohura në Evropë.
Në pjesën e lumit Neckar, që qytetin e ndan në të vjetër dhe të ri, janë ndërtuar shumë ura, mes të cilave veçohet ura Carl-Theodor, e gjatë 200 metra, ndërsa e gjerë shtatë metra. Kjo urë, është një nga simbolet e qytetit.
Në rrjedhë janë punimet në disa pjesë të urës, ndërsa kjo nuk pengon shumë çifte që të vijnë tek ura dhe të vendosin dry në shenjë të dashurisë.
Kështjella Heidelberg, e vendosur në kodër, është një nga destinacionet e preferuara të shumë turistëve, ndërsa edhe arkitektura është kënaqësi për vizitorët dhe shumë specialistë.
Interesim për qytetin është treguar nga shumë mendimtarë, përfshirë Johann Wolfgang von Goethe, Friedrich Hegel, Max Weber dhe të tjerë.