Haxhinjtë kanë filluan të mbërrijnë në Arafat ku do të falin namazin e drekës dhe ikindisë në Xhaminë Nemire si dhe do të dëgjojnë hutben e Arafatit.
Në rrafshnaltën e Arafatit, haxhinjtë kryejnë njërin nga ritualet themelore të haxhit, ku do të qëndrojne deri në mbrëmje.
Xhamia Nemire, e cila ka kapacitet të pranojë rreth 300 mijë besimtarë, është e mjaftueshme të pranojë haxhinjtë e sivjetmë prej 60.000 vetave që është numër i kufizuar për shkak të masave parandaluese të koronavirusit.
Pas lutjeve të bëra, miliona besimtarë ngjitën në kodrën Jebel-i Rahme (Kodra e mëshirës). /mesazhi.com