Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Të pandehurit janë akuzuar për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në një reagim lidhur me marrëveshjet, prokurorja e Specializuar Kimberly West ka deklaruar se “arritja e zyrës sonë për të përfunduar këto marrëveshje është dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë”

Prokurorja e Specializuar u zotua gjithashtu të vazhdojë hetimet që lidhen me pengimin e drejtësisë për të garantuar integritetin e procedurave në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), thuhet në njoftim,.

Gjyqi ndaj zotërinjve Shala dhe Januzi, së bashkume Ismet Bahtijarin, ishte planifikuar të hapej më 14 nëntor 2024.