Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hawaii, tërmet prej 5,3 ballësh

Hawaii, tërmet prej 5,3 ballësh

Një tërmet prej 5,3 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur shtetin amerikan Hawaii, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve thuhet se tërmeti prej 5,3 ballësh, i cili ka ndodhur 5 kilometra në jugperëndim të Vullkanit Kilauea, është regjistruar 500 metra në thellësi të tokës.

Në deklaratë po ashtu bëhet e ditur se tërmeti në fjalë ka lidhje me shpërthimin e hirit që ndodhi në kraterin Halema’uma të Vullkanit Kilauea.

Ekspertët paralajmëruan shoferët se hiri i hedhur i vullkanit mund të shkaktojë probleme dhe se rrugët mund të jenë të rrëshqitshme.

Që nga fillimi i muajit maj, kur u aktivizua Vullkani Kilauea në Hawaii, në rajon kanë ndodhur 9 mijë e 900 tërmete.

Tërmeti më i madh ka ndodhur më 4 maj prej 6,9 ballësh. Ditën e njëjtë ishte aktivizuar Vullkani Kilauea, i cili ende vazhdon të hedhë lavë dhe hi.

Në vullkanin Kilauea, një nga vullkanet më aktivë në botë, ndodhin shpërthime që nga viti 1983.

Exit mobile version