Ka ndodhur një shpërthim në vullkanin Kilauea në shtetin Hawaii të SHBA-së, raporton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi si Kilauea është aktivizuar rreth orës 02:00 me kohën lokale.
Në deklaratë thuhet se aktiviteti në vullkan ka vazhduar gjatë gjithë ditës, por shpërthimi nuk ka rrezikuar banorët e rajonit.
Më tej thuhet se llava ka mbuluar një sipërfaqe prej rreth 650 dynymësh dhe se lëshimi i gazeve vullkanike ishte i lartë për shkak të shpërthimeve.
Gjithashtu është theksuar se po ndjekin nga afër vullkanin në rast se riaktivizohet.
Kilauea, një ndër vullkanet më aktive në botë, shpërthen që nga viti 1983.