Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, ka thënë se nga 4 998 zyrtarë që janë të detyruar të deklarojnë pasurinë, 72 prej tyre nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Ndërsa bëri të ditur se kanë hetuar 110 raste, ku 30 prej tyre i kanë dërguar në prokurori.
“Kemi hetuar 110 raste për deklarimin e pasurisë, e këto janë vetëm gjatë 2017, ku mbi 30 raste i kemi dërguar në prokurori”, ka thënë ai.
Këto komente Havolli i bëri gjatë hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, ku u përzgjodhën 850 zyrtarë, të cilëve do t’u kontrollohet pasuria e deklaruar.