“Në emër të humanizmit njerëzit bënë krimet më të mëdha”- Friedrich Nietzsche
“Homo homini lupus es- Njeriu për njeriun ujk” – Fjalë latine
1. FERMA E KAFSHËVE
Gjendja e sotme e Drejtësisë Ndërkombëtare të kujton novelen klasike “Ferma e kafshëve” e shkruar nga George Orwell.
Në këtë novel alegorike përshkruhet në mënyrë satirike totalitarizmi sovjetik si një gogol, ku kafshët bëjnë puq-atentat ndaj fermerit të tyre njerëzor, për të krijuar pastaj një shoqëri egalitare, por përfundimisht, derrat, të cilët përfaqësojnë klasën sunduese, bëhen po aq shtypës sa pushtetarët-njerëzit që përmbysën.
2. SITUATA NË PALESTINË DHE KOMBET E BASHKUARA (OKB)
Situata në Palestinë dihet se është komplekse dhe ka një epilog lufte e robërie të gjatë, si dhe realizimi i drejtësisë atje është përballur me sfida të shumta. Kombet e Bashkuara (OKB) janë përfshirë në përpjekjet e tyre për të adresuar konfliktin palestinezo-izraelit për dekada, duke miratuar rezoluta të ndryshme, dërguar misione paqeruajtëse dhe ndërmarrë iniciativa diplomatike maratonike.
Megjithatë, arritja e drejtësisë në këtë kontekst është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të faktorëve të rrënjosur thellë politik, historik dhe fetar, si dhe për shkak të dhunës dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi tokën dhe sovranitetin palestinez. Megjithë “përpjekjet” e OKB-së dhe përfshirjen e akterëve të tjerë ndërkombëtarë, një zgjidhje e qëndrueshme e konfliktit mbetet ende e largët, si drita e trenit në fund tyneli ?!.
Disa zëra neutral argumentojnë se aftësia dhe gadishmëria e OKB-së për të zbatuar drejtësinë në Palestinë pengohet nga dinamika gjeopolitike, çekuilibri i superfuqive globale dhe mungesa e konsensusit (drejtësisë) midis shteteve anëtare të kësaj ombrelle globale.
Për më tepër, dështimi i turpshëm për të zbatuar qoftë edhe një rezolutë konkrete nga ana e OKB-së, si dhe vazhdimi i përdhosjes së të drejtave të njeriut nga shteti izraelit tashmë i akuzuar edhe për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), e ndërlikojnë dhe prangosin integritetin e OKB-së edhe ashtu duarlidhur, madje ka shtuar skepticizmin edhe të shteteve ma demokratike, se me këtë kredibilitet të nëpërkëmbur, OKB e kanë humbur integritetin për drejtësinë në Palestinë?!.
Në përgjithësi, përderisa OKB-ja ka dështuar në rolin e sajë si “pararojë e demokracisë në Botë” në adresimin dhe ndaljen e terrorit izraelit ndaj civilëve palestinez, rruga për arritjen e drejtësisë në Palestinë mbetet e mbushur me sfida dhe çështje me nyje të pazgjidhura.
Të shpresojmë se fuqitë e mëdha, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si kampione të demokracisë deri më tani në Botë, të dalin jashtë margjinave dhe aleancave elektorale të shpëtojnë fytyrën e demokracisë me rolin pragamatik të tyre, para këtij kaosi dhe kijameti në Gaza dhe tërë Palestinën, si dhe lindja e me të edhe bota e çekuilibruar të mos rrëshqas drejtë një lufte të tretë botërore, pas së cilës ashtu si kanë thënë, se “pas një lufte bërthamore, ata që do të shpëtojnë (mbesin gjallë) nuk do ju mbetët tjetër vetëm se të luftojnë me shkopinjë (stupca).
Nëse pas p(l)andemisë Covid-19 bota është më ndryshe.
Nëse pas fillimit të luftës në Ukrainë nga Ariu polar, Evropa është më ndryshe.
Të shohim, pas ri-fillimit të luftës në Gaza (Palestinë), gjendja politike globale a do të jetë ndryshe?!.
Si duket harta gjeopolitike e Afrikës veq ka filluar të shpaloset nga Arinjtë e poleve ekuatoriale, së bashku me koridoret detare dhe ajrore të këtij kontinent në “dyndje dhe eksploatim”.
Sinjalet veq kanë filluar sikur asnjëherë ma egër që prej luftës së ftoftë ?!.
A thua për kë po bien këmbanat?
“Të pakët janë ata që i shohin sytë e tyre dhe i ndjejnë zemrat e tyre” A.Ajnstein
Përgatiti: Rrahman FERIZI