Trajneri kosovar, Besik Hasi, ka pranuar se shpreson ta drejtoj skuadrën e tij Mechelen në plejofin e kampionatit të Belgjikës. Hasi e emërua trajner i Mechelenit në nëntor të vitit të shkuar, duke firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit.
Në 13 ndeshje të luajtura deri më tani nën drejtimin e Hasit, Mecheleni ka regjistruar 7 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. Mecheleni, aktualisht zë vendin e tetë në tabelë me 39 pikë, pesë më pak se Genku që është i gjashti.
Gjashtë vendet e para në tabelë sigurojnë pjesëmarrjen në plejof, ku luhet për titullin e kampionit dhe pjesëmarrje në garat e UEFA-s. Hasi para Mechelenit, në Belgjikë ka qenë edhe trajner i Anderlechtit, ndërsa ka punuar edhe në Greqi, Poloni e Arabinë Saudite.