Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shtojë aktivitetin e saj në mbrojtjen e fëmijëve nga blerja dhe shitja e duhanit.
Duke lejuar që fëmijët të blejnë duhan edhe pse nuk e kanë kaluar moshën e pjekurisë po shkelen parimet e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve dhe legjislacioni kosovar për duhanin.
Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani tha se të miturit nuk duhet të lejohen të konsumojnë dhe tu shitet alkool ose pije alkoolike në klube dhe vende publike.
“Qeveria e Rinisë Evropiane të Kosovës ( KREK) me qëllim të përmirësimit të imazhit të Kosovës si një vend që ruan dhe garanton liri dhe barazi për të rinjtë e saj përmes kësaj konference ka për qëllim të informimit dhe krijimit të një mbrojtje preventive dhe efikase të të miturve nga dukuritë negative, duke kërkuar nga afaristët që t’i respektojnë normat ligjore dhe ndërkombëtare për ndalimin e shitjes së duhanit tek të rinjtë nën moshën 16 vjeçare”, deklaroi Hasani.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë dhe ministritë tjera gjegjëse duhet të organizojnë takime e trajnime, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shitësve të duhanit për moshën minimale ligjore të lejuar në Republikën e Kosovës si dhe angazhimin e tyre për të mos u shitur cigare të miturve.
“Gjithashtu nëpër ambientet e shitjes së produkteve të duhanit nëpër pikat e kontaktuara duhet të mbështes dhe financoj letër ngjitës të dukshëm për konsumatorët, me mbishkrimin ‘Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën moshën 18 vjeç’ dhe në këtë mënyrë edhe inspektorët shtetëror dhe sektori privat të jenë më efikas në parandalimin e kësaj dukurie e cila po i shkatërron të rinjtë Kosovar , u tha nga drejtuesit e Rinisë Evropiane në Kosovë.