Harvardi sfidon Trumpin, humbet miliarda në financime federale

Administrata Trump ka njoftuar ndërprerjen e 2.3 miliardë dollarëve në financime federale për Universitetin Harvard, pasi ky i fundit refuzoi kërkesat e qeverisë që, sipas tij, synonin të vendosnin nën kontroll një institucion të pavarur akademik.

Ky vendim vjen pasi administrata njoftoi muajin e kaluar se po rishikonte 9 miliardë dollarë në kontrata dhe grante për Harvardin, në kuadër të një fushate kundër asaj që e cilëson si antisemitizëm në rritje në kampuset universitare – sidomos pas protestave pro-palestineze dhe kundër luftës në Gaza gjatë 18 muajve të fundit.

Reagimi erdhi menjëherë pas një letre publike nga presidenti i Harvardit, Alan Garber, i cili e quajti këtë veprim një përpjekje për të “kontrolluar komunitetin e Harvardit” dhe për të kërcënuar “vlerat e tij si një institucion privat i përkushtuar ndaj kërkimit, prodhimit dhe shpërndarjes së dijes”.