Magjia është një praktikë e vjetër njerëzore. Ndonjëherë është përkufizuar si mashtrim me paraqitjen e një diçkaje a një bashkësie njerëzish sipas një rrjedhe që është e kundërt me realitetin
Magjia është e njohur si mëkati i tretë më i madh pas shirkut dhe vrasjes, sipas Dhehebiut në librin e tij “El Kabair” (Mëkatet e mëdha).
Islami e konsideron magjinë si një blasfemi. Allahu thotë: “(e hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thoshin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit.Por Sulejmani nuk ishte i pafé, djajtë ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thoshin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejen e Allahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (çifutët) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.” (Sure Bekare: 102)
Në kërkimin tim për të arritur kuptimin më të mirë të atyre që lexojnë ose shikojnë gjëra që kanë të bëjnë me magjinë, isha shumë e befasuar të gjeja më shumë krishterë duke iu adresuar kësaj çështje sesa muslimanët. Në të vërtetë, nuk munda të gjeja një artikull lidhur me këtë çështje.
Dhe me nxjerrjen e fundit në shitje të filmit ‘Harry Potter’, bile më shumë u mundova të gjeja një përgjigje të qartë. Kam dëgjuar argumentin: “Harry Potter është i mrekullueshëm, i inkurajon fëmijët të lexojnë”!
Natyrisht, leximi është diçka e rëndësishme, lidhur me këtë thotë Allahu në Librin e Tij: “Lexo me emrin e Zotit tënd,i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.” Sure Alek: 1-4.
Por, mos vallë mendoni se ‘Harry Potter’ është lloji i leximit që Allahu kishte për qëllim?
Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, na tregon se arti i magjisë, shtrigëria dhe magjia janë mëkat dhe të dëmshme.Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për të, thotë: “Janë tre që nuk do të hyjnë në xhenet: një i cili është i dhënë pas alkoolit, një i cili i ndërpret lidhjet familjare dhe një i cili beson në magji.” (Ahmedi)
Dhe i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, thotë: “Shmanguni (largohuni) gjërave shkatërruese… ku përmendi shirkun dhe magjinë.” (Buhariu)
Përfytyrimet imagjinare dhe fantazitë e mirë-shkruara mund të dëmtojnë shumë mendjen dhe memorien (kujtesën), sesa përvojat (përjetimet) aktuale ose të vërtetat. I përcaktuar sipas një plani që të përziejë, trazojë, dhe të tronditë ndjenjat dhe të prodhojë një reagim të fortë emocional, një mit i mirë-planifikuar me karakteret tërheqëse, mund të jetë larg realitetit ditor veçanërisht kur fuqizohen përmes librave, lodrave, dhe lojërave të ndryshme përveç filmave. Nuk është çudi se shikuesit e zjarrtë të ‘Harry Potter’-it i kanë numëruar ditët se kur do të shfaqet e do ta shohin magjinë, ilaçin dhe formulat magjike.
Fëmijët tanë kanë nevojë për natyrë të mirë morale për t’u identifikuar. Kur ata janë të mësuar të lexojnë dhe tani të shohin këtë fantazi më ndryshe e perceptojnë, ne duhet ta pyesim veten si mbrojtësit dhe edukuesit e tyre, nëse këto janë llojet e shëmbëlltyrave që i duam për ata?! Allahu thotë: “O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” Sure Tahrim: 6
Allahu na rikujton jetën tonë të shkurtë në këtë botë dhe nevojën që të zgjedhim të mirën mbi të keqen. “Vërtet,jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon pre jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë).” Sure Muhammed: 36.
Me lejimin tonë që fëmijët tanë të shikojnë ‘Harry Potter’in, ne rrisim rrezikun që fëmijët të krijojnë një perceptim të shtrembër për shpirtrat, të cilat paraqiten si krijesa dhe simbole të ndryshme në ato tregime.
Të dhënë pas ndodhive mendjepërndezëse, ata absorbojnë vlerat e sugjeruara dhe ruajnë e pajisen me imazhe “magjike” në mendjet e tyre, duke bërë botën të duket më okulte sesa ajo e përditshmja. Fantazitë argëtuese dhe zbavitjet strategjike kanë një mënyrë të veçantë të vlerave ndryshuese, besimet e komprometuara dhe ndërrimin e sjelljes tek adoleshentët si edhe te fëmijët. Ky proces i mësimit ka qenë i emëruar “edutainment”, një rrugë e favorizuar të edukojë dhe të zbavitë në të njëjtën kohë, p.sh.‘Sesame Street’ (rruga Susam).
Fuqia e saj të influencojë besimet dhe sjelljen është ilustruar nga firmat e marketingut të sotëm, të cilat shpenzojnë bilionë për reklamat interesante zbavitëse që prekin emocionet, injorojnë faktet dhe motivojnë njerëzit që të blejnë produktin.
Kjo ‘idelogji’ e ‘Harry Potter’-it është një shembull i mirë, vjen komplet me tregtinë e kartelave, kompjuterëve dhe lojërave tjera të magjishme, rrobe, figura aksioni (luftuese) dhe kukullave që flenë fëmijët natën si edhe kaseta audio që mund ta mbajë mendjen e fëmijës të përqendruar për magjinë gjatë tërë ditës dhe natës.Tjetër është edhe ‘Ouiji Board’- që është një tabelë me alfabet në të, dhe përdoret me një planshetë për t’i lexuar shkronjë për shkronje ‘porositë e mbinatyrshme’
Mësojini fëmijëve tuaj veprat e Allahut dhe përgatitini ata të shohin realitetin përmes mësimeve të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, paqja qoftë për të, dhe jo përmes perspektivës botërore.
Që t’ia dalim mbanë, duhet të jemi të vetëdijshëm nga ambienti rrethues në të cilin gjenden. A është e mundur të mbrojmë ata nga vlera të kundërta, jam e sigurt se nuk është. Sidoqoftë, është e mundur t’i ofrojmë atyre kuptime dhe arsyetime të qarta nga këto gjëra në dritën e Kur’anit dhe Sunetit.
Fillimisht ata duhet të mësohen të duan atë se çka Allahu do, dhe të urrejnë atë se çka Allahu e urren, dhe të shohin jetën nga Fjalët dhe Porositë e Tij. Ata do të vërtetojnë mençurinë e tyre nga thënia e tyre “JO” ‘Harry Potteri’it dhe të tillat si ai. Pasi ta keni lexuar këtë artikull tani duhet t’i shihni gjërat më ndryshe. Nëse iu keni lejuar fëmijëve tuaj të lexojnë dhe të shohin materiale lidhur me magjinë, çka do të bëni tani për ta ndaluar atë?
Ҫdo familje është ndryshe, andaj trajtimi dhe qasja jonë për këtë çështje do të ndryshojë. Ju duhet ta hiqni plotësisht atë, dhe të uleni me fëmijët tuaj për t’i shpjeguar situatën në detaje. Ne jemi përgjegjës për atë se çka dimë lidhur me veprat tona të qëllimta.
Duke qenë një musliman, duhet gjithnjë të mësosh. Ne jemi gjithmonë duke u rritur dhe duke i ndryshuar pikëpamjet tona në mënyrë që ta njohim nevojën e Besimit dhe Fesë tonë se çfarë peshe ka në jetën e njeriut në veçanti dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Allahu më udhëzoftë dhe më faltë nëse kam gabuar diçka që nuk iu kam referuar mësimeve të Tij, Ai është i Gjithëdijshmi dhe i Mëshirshmi.
Përshtati nga Anglishtja: Fitim Nuhiu