Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris ka bërë thirrje për një armëpushim urgjent në Gaza pas takimit të saj me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington të enjten.
Pavarësisht mbështetjes së saj të fortë për Izraelin ajo gjithashtu u zotua të sigurojë lirimin e robërve dhe të përmirësojë kushtet për palestinezët, duke i përshkruar bisedimet e saj me Netanyahun si “të sinqerta dhe konstruktive”.
Harris shprehu shqetësimin për dhunën e kolonëve izraelitë në takimin me Netanyahun
Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris ngriti çështjen e kolonëve ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë diskutimeve me kryeministrin Benjamin Netanyahu të enjten.
“Zëvendëspresidentja shprehu gjithashtu shqetësimin e saj për veprimet që minojnë stabilitetin dhe sigurinë në Bregun Perëndimor, si dhuna e kolonëve ekstremistë dhe zgjerimi i vendbanimeve”, tha Shtëpia e Bardhë.
Harris dënoi “grafitet dhe retorikën pro-Hamasit” pas protestave në Uashington për të shënuar fjalimin e Netanyahut në Kongres dhe ajo përsëriti “angazhimin e saj të gjatë dhe të palëkundur për sigurinë e shtetit të Izraelit”.
Kandidatja e mundshme demokrate për presidente gjithashtu ngriti nevojën për të “arritur një fund të qëndrueshëm të luftës në Gaza” dhe “nevojen për të lehtësuar krizën humanitare në Gaza”.
BREAKING: VP Harris speaks after meeting with Israeli PM Netanyahu
Harris calling for an immediate cease-fire deal to free the hostages.
The VP saying she “will not be silent” about the suffering in Gaza, the “devastating” loss of life and the “dire” humanitarian crisis. pic.twitter.com/Fe5QPoOuFh
— MSNBC (@MSNBC) July 25, 2024




