Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Harris bën thirrje për ar’mëpushim në Ga’za: Të ketë stabilitet në Lindjen...

Harris bën thirrje për ar’mëpushim në Ga’za: Të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme

Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës izraelite në Gaza.

Harris deklaroi se Izraeli nuk duhet të ripushtojë enklavën e rrethuar palestineze pasi të përfundojë konflikti gati njëvjeçar, shkruan Al Jazeera.

Sipas saj, duhet të ketë një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, një zgjidhje me dy shtete dhe stabilitet në Lindjen e Mesme në një mënyrë që nuk e fuqizon Iranin.

“Ne e kemi bërë veten shumë të qartë se kjo marrëveshje duhet të bëhet në interesin më të mirë të të gjithëve në rajon,” tha Harris në përgjigje të pyetjeve të bëra nga gazetarët.

Exit mobile version