Ballina Lajmet Kosovë Hargreaves: Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale

Hargreaves: Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale

Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan për zgjedhjet parlamentare në vend.

Por, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të pestën herë radhazi, pasi e propozuara për kryetare të Kuvendit nga partia fituese Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme.

E për këtë, ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka thënë për tëvë1 se Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale.

“Më shumë se dy muaj pasi populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interesin kombëtar”, ka deklaruar ambasadori.

Ndërkohë, nesër me fillim nga ora 10:00 pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Exit mobile version