Haraqija, Mustafës: Matrapaz ik nga politika, ke nevojë për psikiatër

Anëtari i LDK’së, Astrit Haraqija i është përgjigjur kryetarit të LDK’së, Isa Musatfës, i cili gjatë ditës së djeshme tha se “është i mjerë ai shtet që lejon që politikat t’i bëhen nga dy matrapazë”, duke aluduar në Haraqinë dhe ish-ministrin Dardan Gashi. Haraqija ka përdorur fjalë mjaft të ashpra ndaj kryeministrit në largim-duke e quajtur atë si njeri që ka nevojë për psikiatër, e duke thënë se Mustafa tradhëtoi presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën.

Haraqija vlerëson se tani Mustafa ka mbetur pa asnjë mik e koleg dhe si i tillë duhet të largohet nga jeta politike.Tutje, në shkrimin e tij të publikuar në rrjetin social Facebook, Haraqija ka thënë se Mustafa ashtu siç erdhi me tradhëti në krye të LDK-së, edhe do të largohet në atë që ai e quan “fundin e tij politik”.

Më poshtë mund të gjeni pa ndërhyrje publikimin e Haraqisë:Renia e turpshme e mashtruesit ordiner,Isa Mustafa!I deshpëruar dhe plot inat, Kali i Trojes brenda kalasë se LDK-se, Isa, keto dite e ka pare përfundimisht fundin e tij politik. Ashtu siç erdhi me tradheti mes miqesh, duke përdorur në menyre finoke përvojen e kaluar në strukturat e ish- sistemit komunist, po i nxjerr gerhamat e fundit bashke me grimasat e shemtuara, te cilat pasqyrojne karakterin e tij!

Duke kercyer dege me dege, e ka humbur durimin dhe ne stilin KGB- ist, po shpike armiq inekzistente.Po e ben kete sepse ate e ndjekin turpi dhe humbja e njepasnjeshme, qekur erdhi tradhetisht ne krye te LDK-se. Une personalisht nuk e marre seriozisht Isen e mjere, edhe atehere kur ai i sulmon dhe i quan ” matrapaze” ata qe ishin e mbeten miq te familjes se Presidentit Rugova, te cilet edhe sot e kesaj dite bejne gjithcka per institucionet dhe shtetin e Kosoves.Isa e din mire nga e si erdhi aty ku ndodhet edhe pak dite! Po, e din qe erdhi me tradheti dhe dinakeri.

Te ky njeri shoh potencialisht pacientin qe ka nevoje per psikiatrin. Por, po ky dinaku, duke humbur kater pale zgjedhje erdhi e u be kryeminister!U be sepse gjeti mbeshtetje te disa fosile e servile brenda partise, te cilet per interesa personale mbyllen sy e vesh, duke ja rrahur krahet.

Ne LDK hyri me puç, vone shume vone. Shkeli çdo norme e parim per te mbetur sa me gjate ne krye te partise.Njeriu qe pervetesoi Fondin e Kosoves dhe e kthei ate ne pronësi private, ndodhet ende ne krye te qeverise ne ikje!Matrapaz se jo mahi ky njeri me fytyre dyelli e pa buzeqeshje.Kurre nuk tregoi se si u shkri Dardania Bank, kah shkoi, ku mbeti?!

Nuk foli as per fluturimet avionin privat per ne Itali. Ky Isa ishte ai qe dha miliona dikur per LPK- ne, e ne anen tjeter shperfaqej tjeter njeri. Tradhetoi Presidnetin Rugova, Fatmir Sejdiun, Bujar Bukoshin…! Dikur shefin tend Bukoshin e ke harruar qe eshte keq me shendet dhe nuk e ktheve koken me pa se cilat jane shpenzimet per sherimin e tij.Me falë se paske ndihmu ketë javë jo me buxhet tëndin por me të shtetit.

Me beso qe po neveritem qe po merrem me ty dhe deklaratat tuaja, por po me vjen keq qe as sot e kesaj dite s’ te ka rene maska nga fytyra, per ta pare fytyren tende te vertete qytetaret e vendit, e sidomos anetaresia besnike e LDK-se!Dhe vendosa te merrem me ty e jo me zagaret tu qe lehin FB e lepijne ne sofren tende te ndyre.

Kur ti shkruan ne FB, me beso e shoh Isen idhnak, hakmarres, tradhetar… sepse aty nuk arrin ta frenosh veten dhe ta fshehesh karakterin cinik e idiotesk qe te përfaqeson me tere anatomine tende vertikale! Dhe besom o Ise, simboli i atij qe hyri ne Troje, e din ti kush është ai, nga deklarata tua per mua dhe mikun tim, eshte kundermuar gjithe kjo fundjave.

Ne fund fare, me qetesi po ta them se je bere qesharak dhe joserioz.Ndaj ike nga jeta publike e politike, sepse e felliqe kahdo qe shkele me kembe tradhetari!Ishe e do te mbetesh humbes perhere ne histori.Çdo here emri yt do te mbetet sinonim i se keqes dhe i rrenimit te LDK-se!Injoranti i sojit tënd për interesa të veta në pushtet, individual dhe më gjerë, ka kultivuar gjuhën e luftës ndaj shoqërisë dhe popullit, duke mbjellë dhe mjerim të llahtarshëm antinjerëzor!

Pra në fund sipas të gjitha provave unë me krenari mbetem kontribues per ndertimin e Institucioneve, ndersa ti grykes I pangopur per shfrytezimin e tyre.Je humbes, i tille do te mbetesh!Ke mbetur i vetmuar keto dite, pa miq, pa kolege, sepse te ra maska, e tash…?!/Mesazhi/