Haradinaj viziton Karaçevën: Institucionet mos të lejojnë më provokime të tilla

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka vizituar Karaçevën, pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.  

Ky është statusi i plotë i Haradinajt:

Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.

Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.

Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla. RH