Kryeministri Ramush Haradinaj i ka dhënë të drejtë Presidentit Hashim Thaçi, kur ka deklaruar këto ditë se në qershor të këtij viti ka gjasë të Kosovës t’i hiqen vizat.
“Presidenti ka të drejtë, qershori është opsional. Jemi marrë vesh mos të flasim shumë por të kryhet punë”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, njofton Klan Kosova.
“Unë synojë të kryhet edhe më herët. Qershori është opsion real. Gjendja ka ndryshuar pas qëndrimit të Berlinit zyrtar”.