Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin turk për Ditën e Republikës.
Në urimin e Kryediplomates Haradinaj-Stublla, drejtuar popullit dhe institucioneve të këtij shteti, theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe diplomatik me Republikën e Turqisë.
Shefja e diplomacisë në urimin e saj ka shprehur falënderime të veçanta për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Turqisë më 18 shkurt të vitit 2008, dhe të njëjtën ditë janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike midis të dyja vendeve.