Seanca konstituive e Kuvendit pritet të mbahet në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme. Kështu ka paralajmëruar i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj gjatë prezantimit të gjashtë kandidatëve për zgjedhjet lokale.
“Vazhdimi i seancës së fundit nuk arriti epilogun kështu që unë e paralajmërova një ditë më herët dështimin e saj. Jemi në përpjekje që seanca e ardhshme të mos e ketë epilogun e njëjtë pra jemi në përpjekje që të kemi një seancë në fund të javës ose në fillim të javës tjetër”, ka thënë Haradinaj.