Ballina Lajmet Kosovë Haradinaj: Në Mitrovicë kemi nevojë për ura e jo për mure

Haradinaj: Në Mitrovicë kemi nevojë për ura e jo për mure

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vizituar sot Murin në Mitrovicën e Veriut. Hardinaj ka thënë se është e pakuptimtë se si atje po ndërtohen mure, në vend se të ndërtohen ura.

“Sot e vizitova Mitrovicën dhe e pash murin që ishte ndërtuar aty. Është e pakuptueshme se si mendësia provinciale e nacionaliste, në këtë kohë ndërton mure ndarëse. Më mirë do të ishte që ato mjete të ishin shpenzuar në ndërtimin, edhe të një ure në Mitrovicë, e cila do t’i duhet atij qyteti, atij komuniteti.

Prishtina dhe Mitrovica, kanë nevojë të ndërtojnë më shumë ura, sepse fati ynë i përbashkët, janë urat e jo muret.

Kjo një dhe e dyta, Qeveria e Kosovës nuk mund të justifikohet me asnjë gjë, pse ishte shkaktari kryesor i ndërtimit të këtij muri, që tani po na harxhon kohë, nerva e mund që ta rikthejmë në një situatë të pranueshme.

Ndërtimi i mureve, nuk mund të jetë as në interesin e vetë komunitetit serb atje. Ata duhet të mos bien pre e politikave ekspansioniste e nacionaliste të Beogradit, apo të kujtdo tjetër, sepse e ardhmja e tyre është në Kosovë!
Kosova është një dhe e pandashme” ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version