Ish-kryeministri Ramush Haradinaj më të mbërritur në Kosovë, ka mbajtur konferencën e parë për media, ku ka thënë se Serbisë duhet treguar “vendi”.
Ai falënderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen, ndërsa tha se mbështetja institucionale i ka munguar, raporton Ekonomia Online.
“Jemi në të drejtën tonë dhe duhet t’i besim besnik. Një armikun si Serbia duhet të ia tregojmë vendin. Për këta muaj shqiptarët janë treguar të fortë. Ndërsa institucionet e vendit nuk kanë treguar gatishmëri të plotë”, ka thënë ai.