Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.
Ai ka thënë se si kryeministër i Qeverisë së ardhshme do të angazhohet që vija kufitare të kthehet atje ku ka qenë.
“Është shumë thjeshtë, Parlamenti i mëhershëm, nuk e ka vlerësua këtë marrëveshje, nuk ka e ka ratifikuar atë. Ne mendojmë që e rifillojmë këtë proces. Jam i sigurt se kufiri është në Kullë edhe Çakorr dhe do të punojmë ta kthejmë atje ku ka qenë”, është përgjigjur Haradinaj në pyetjen e një studenteje se a ka ndryshuar qëndrim tani pas hyrjen në koalicion me PDK-në.Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i PDK-së, Kadri Veseli janë duke zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të kolegjit UBT.