Haradinaj “e kallë” cigaren në Kuvendin e Kosovës

Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj, ka ndezur cigare në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo është parë teksa deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ishte duke mbajtur fjalim, ndërsa në sfond shihej Haradinaj teksa e ndez një cigare.

Në objektin e Kuvendit të Kosovës është e ndaluar të konsumohet duhani.