Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë ambasadori i Francës në Kosovë, “ka rrejt, duke rënë kështu në rrenën e Beogradit se unë kam akuza të reja”.
Ai ka thënë në emisionin Rubikon të Kohavisionit se kjo “është rrenë e kulluar se ka akuza të reja dhe se çdo ekspert ligjor mund ta vërtetojë se është materie që ka qenë më herët”.
“Të gjithë e dinë se është materie e njëjtë që është trajtuar në Truibunalin e Hagës”, ka shtuar Haradinaj.