Hapja e “Kongresin Botëror të Celularëve Shangai 2021,”

Risitë premtojnë ta bëjnë jetën më të mirë, bizneset më inteligjente dhe botën më përfshirëse

Gjatë ceremonisë së hapjes në “Kongresin Botëror të Celularëve Shangai 2021,” Zëvendës-drejtuesi i Huawei Ken Hu, foli për ndikimin e madh që COVID-19 ka pasur në shumë vende, kompani dhe persona në të gjithHapja e “Kongresin Botëror të Celularëve Shangai 2021,” ë botën, si dhe rolin që teknologjia luan në luftën ndaj pandemisë.

“Risitë nuk lidhen vetëm me zgjidhjen e sfidave me të cilat përballemi sot, por kanë të bëjnë me rrugën drejt së nesërmes,” tha Hu.

“Sapo të kemi nën kontroll pandeminë, duhet të mendojmë shumë mirë se si mund të sjellim risi që përmirësojnë cilësinë e jetës, bëjnë bizneset më inteligjente dhe krijojnë një botë më gjithëpërfshirëse.”

COVID-19 ka krijuar shumë kërkesa të reja për infrastrukturën dixhitale.

Gjatë vitit të kaluar, Huawei ka punuar nga afër me transportuesit për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të më shumë se 300 rrjeteve në 170 vende.

Risitë për rritjen e cilësisë së jetesës
Gjatë fjalës së tij, Hu i prezantoi audiencës aplikacionin e avancuar të realitetit virtual Cyberverse që demonstron se si rrjetet 5G, pajisjet 5G dhe teknologjia virtuale mund të bashkohen për të krijuar një përvojë virtuale më gjithëpërfshirëse.

Risitë për dixhitalizimin e industrisë
Në vitet e fundit, teknologjitë si 5G, cloud dhe inteligjenca artificiale (AI) kanë filluar të luajnë një rol të rëndësishëm në prodhim, duke përshpejtuar kalimin në operacione më inteligjente dhe fleksibël.

Hu shpjegoi se si fabrika e Huawei aktualisht po përdor rrjete 5G me aplikacione AI, të bazuara në cloud, për linjat e saj të prodhimit për smartphone 5G, duke rritur produktivitetin.

Mundësitë janë të shumta në hapësirën e transformimit dixhital.

Huawei parashikon që, deri në vitin 2025, 97% e të gjitha kompanive të mëdha do të përdorin AI.

Vlerësime të tjera për 2025 përfshijnë që 55% e të gjithë PBB-së së Kinës do të drejtohet nga ekonomia dixhitale dhe 60% e të ardhurave globale të transportuesve do të rrjedhin nga klientët e industrisë.

Hu vuri në dukje se për të arritur këto parashikime, “të gjitha industritë duhet të përqendrohen në përmirësimin e aftësive të tyre, ndërtimin e ekosistemit dhe krijimin e vlerave me teknologjinë dixhitale”.

Si një ofrues i infrastrukturës së TIK, Huawei është përqendruar shumë në novacionin 5G për të ndihmuar në nxitjen e transformimit dixhital të të gjitha industrive. Hu vuri në dukje se Huawei është përqendruar në tre fusha: teknologjia, produktet dhe aplikimet.

Hu raportoi se në bashkëpunim me partnerët dhe transportuesit rajonalë, Huawei ka nënshkruar më shumë se 1.000 kontrata për aplikime industriale 5G në më shumë se 20 industri.