Ballina Lajmet Hapet Ura e Madhe e Kukësit pas disa muajsh vonesë

Hapet Ura e Madhe e Kukësit pas disa muajsh vonesë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku, kanë inauguruar sot Urën e Madhe të Kukësit, pas disa muaj vonesë nga premtimi fillestar i shefit të qeverisë.

Ura e re me një kosto prej 40 milionë eurosh lehtëson trafikun drejt Kosovës duke evituar urën e vjetër në hyrje të qytetit të Kukësit.

“Një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth,” ka shkruar Rama në Facebook.

Exit mobile version