Është hapur në Prishtinë ekspozita me temën “Bashkëjetesa ndërfetare- vlerë e trashëgimisë”, qëllim i së cilës është promovimi i trashëgimisë dhe vlerave kulturore shqiptare.
Kjo ekspozitë që do të zgjasë deri me 5 shtator dhe është organizuar nga Shoqata Kulturore “Dardania”.
Kryetari i Shoqatës Kulturore Dardania, Nol Kristaj, tha se tema e këtij viti është ‘bashkëjetesa ndërfetare, vlerë e trashëgimisë’.
Ai bëri të ditur se ky është viti i pestë i organizimit të këtij lloji të ekspozitës./Mesazhi/