Do të presë vizitorët deri më 8 Janar të vitit të ardhshëm
Në kryqytetit francez është hapur pista më e madhe e patinazhit në botë.
E vendosur vetëm pak larg nga rruga Champs-Élysées, kjo pistë patinazhi 3000 m² është e hapur për të gjithë dhe ofron një përvojë të paharrueshme.
Organizatorët pretendojnë se parizienët dhe jo vetëm kanë shumë edhe për të parë.
Çatia madhështore prej xhami e Grand Palais, është rinovuar plotësisht pas 5 vitesh. Vizitorët u shprehën të lumtur teksa bënin patinazh.
“Në fillim është disi e vështirë, por po mësohem pak nga pak, është e hera ime e parë këtu por edhe për të fejuarën time, kështu që po argëtohemi, është shumë mirë, më pëlqen”.
I ndodhur në Grand Palais të Parisit, ku u zhvilluan gara gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, patinatorët do të jenë të mirëpritur deri më 8 Janar 2025, kur sheshi i akullit do të çmontohet.
Tarifa e hyrjes është 30 Euro për një të rritur dhe 18 Euro për ata që janë në moshën nën 10 vjeç .