Dhjetë vjet pas fillimit të projektit, muzeu i Luvrit Abu Dabi, projektuar nga arkitekti Jean Nouvel, do të hapë dyert më 11 nëntor, njoftoi sot ministrja franceze e Kulturës.
“Franca është krenare për kontributin në këtë muze me Emiratet e Bashkuara Arabe”, shtoi Françoise Nyssen në një konferencë shtypi në Abu Dabi, kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ajo nënvizoi se ky muze ishte përgjigja e përbashkët e Parisit dhe Abu Dabit në një kohë që kultura po sulmohet.
Jean-Luc Martinez, president i muzeut të Luvrit në Paris theksoi karakterin universal të muzeut të Abu Dhabit, i pari i këtij lloji në botën arabe. Ai përshëndeti bashkëpunimin e pazakontë mes dy vendeve.
Nga ana e tij, ministri i Kulturës i emiratit, Cheikh Nahyane ben Moubarak al-Nahyane nënvizoi krenarinë e vendit të tij për pasur një muze universal.
“Ashtu si Luvri është thesari i kurorës së Parisit, Luvri i Abu Dhabit është i destinuar të ketë të vlerë të tillë.
Projekti ka lindur nga një marrëveshje ndërqeveritare nënshkruar në vitin 2007 mes Parisit dhe Abu Dhabit.