Çdo foto që keni ngarkuar përpara 1 Qershorit nuk do të llogaritet kundër limitit.
Ju pëlqen apo jo, momenti ka ardhur: Google Photos nuk do të ofrojë më hapësirë pa limit duke filluar nga 1 Qershori.
Tani e tutje çdo foto që ngarkoni do të llogaritet në kurriz të limitit tuaj në Google Drive. Për të blerë më shumë hapësirë duhet të paguani në një prej planeve Google One që fillojnë nga 2 dollarë në muaj për 100GB deri në 10 dollarë në muaj për 2TB.
Çdo foto që keni ngarkuar përpara 1 Qershorit nuk do të llogaritet kundër limitit. Këtë ndryshim Google e kishte paralajmëruar që prej Nëntorit të vitit të kaluar si një domosdoshmëri për të përbaluar kërkesën në rritje për hapësirë cloud.
Një opsion i mirë mbetet hapësira 1TB për person që merrni nga një abonim në Microsoft 365.