Hapen portat e Al Aksasë, policia intervenon ndaj palestinezëve

Policia izraelite po ndërhyn ndaj palestinezët në portën Hutta, të cilët po hyjnë në Al Aksa pas dy javësh.

Sipas informacioneve të dëshmitarëve të ngjarjes, policia izraelite ka ndërhyrë me bomba zhurmuese ndaj palestinezëve në portën Hutta të cilët dëshirojnë të hyjnë në Aksa për herë të parë pas 14 korrikut.

Thuhet se në incidente 10 persona janë plagosur dhe se në dyert e Aksa-së po ndodhë rrëmujë, ku dhjetëra mijëra persona janë grumbulluar në dyert e Aksa-së.

Pas reagimeve të shumta të palestinezëve ishin hapur të gjitha portat e Al Aksa-së dhe dhjetëra mijëra persona kishin filluar të hyjnë në Harem-i Sherif.

Pas një përpjekjeve dy javëshe në dyert e Al-Akës për liri, muslimanët arritën që Izraeli të bëjë hapa prapa dhe u mblodhën në Harem-i Sherif për namazin e iqindisë me thirrjen e dijetarëve të Jerusalemit.

Kujtojmë se tensionet e fundit eskaluan pasi autoritetet izraelite mbyllën kompleksin Al Aksa dhe vendosën detektorë të metalit pasi paraprakisht policia më 14 korrik vrau tre palestinezë me arsyetimin se gjoja se kanë ndërmarrë sulm të armatosur.