Prof.Dr. Ali Muhjuddin el-Karadagi
1.Pasi të kalojë një vit, tregtari bën llogaritjen e të gjitha mallrave që i ka të destinuara për tregti sipas çmimit të tregut (dhe shitjes me shumicë). Përjashtim nga kjo llogaritje bëjnë objektet të cilat nuk janë të destinuara për tregti, siç janë: lokalet ku mbahen mallrat, veturat që i përdor për distribuimin e mallrave, zyrat, kompjuterët personalë që i përdor për nevojat e veta e jo si mall tregtar dhe pajisje tjera të kësaj natyre. Këto objekte, derisa janë të destinuara për përdorim personal, e jo për tregti, nuk i nënshtrohen zeqatit.
2.Pastaj, tregtari duhet të shikojë nëse u ka huazuar borxhe tjerëve. Nëse ka pale që ka besim dhe ka shpresë se do t’ia kthejnë borxhin sipas marrëveshjes ndërmjet tyre, sasinë e këtyre borxheve ia shton pasurisë së llogaritur për zeqat, pastaj shikon ai sa ka borxhe ndaj tjerëve, ashtu që atë sasi që e ka borxh, e minuson nga sasia e llogaritur për zeqat,, pastaj për sasinë e mbetur pas këtyre operacioneve, e jep zeqatin në lartësi prej 2.5%, nëse ajo sasi e ka rritur limitin që e obligon zeqatin-Nisabin, gjegjësisht ka arritur vlerën e 85 gram flori.
Shembull: Mahmudi është tregtar, dhe bën tregti me një lloj malli, apo me disa lloje mallrash. Pasi të kaloj një vit, bën llogaritjen e të gjithë mallit që e ka për tregti, pa i futur në këtë llogari objektet e paluajtëshme dhe ato që nuk i ka të destinuara për tregti. Pas llogaritjes sipas çmimit me shumicë në treg, për shembull, vlera e mallit për tregti arrinë shumën e 100.000 euro. Nga ana tjetër, ai u ka huazuar borxhe tjerëve, dhe nga këto borxhe, ato që ka shpresë t’i kthen, arrinë sasinë 50.000 euro. Këtë sasi ia shton sasisë së mallit të llogaritur të tregitsë, dhe shuma e të dy pasurive arrinë 150.000 euro. Por, ai u ka borxh tjerëve 30.000 euro. Këtë sasi e minuson nga sasia e mëparshme, pra nga 150.000 euro, ashtu që sasia e ngelur për t’u dhënë zeqati, për pasurinë e këtij tregtari, është 120.000 euro. Në këtë rast, ky tregtar duhet të nxjerr zeqat 3.000 euro.
Prej arabishtes: Bashkim Aliu
Burimi: http://www.qaradaghi.com/chapterDetails.aspx?ID=1098