Hani një banane në ditë dhe do të befasoheni nga ajo që do t’i ndodhë organizmit tuaj

Banania mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera ekzotike, të cilat janë kthyer në trend. Por përfitimet e këtij fruti janë të shumta.

Banania është mjaft e shijshme. Ajo i jep trupit tonë të gjithë ato gjërat e mira për të cilat ka nevojë.

Ato përmbajnë shumë vlera ushqimore, vitamina, fibra, ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza.

Ja përse duhet të hani banane çdo ditë e t’i thoni doktorit ik!

Gjëja më e mirë për bananet është se i gjen shumë lehtë dhe kanë çmim të lirë. Ato i gjen edhe tek dyqani poshtë shtëpisë me një çmim mjaft të mirë.

Banania është një nga frutat më të konsumuara në botë, më shumë se mollët dhe portokallet të marra së bashku.

Lexoni më poshtë disa prej përfitimeve të mëdha shëndetësore që marrim nga banania.

Urthi

Ndryshe njihet si djegia e stomakut.

Bananet kanë një efekt natyror anti-acid dhe mund të të çlirojnë nga shqetësimet e shkaktuara nga aciditeti i lartë në stomak.

Mjafton të hash vetëm një banane dhe menjëherë do të ndiesh lehtësim nga simptomat e djegies së stomakut.

Tensioni i gjakut

Bananet, një frut i shëndetshëm për zemrën, janë të pasura me potasium dhe kanë shumë pak sodium, një kombinim i përsosur për mbrojtjen nga infarkti dhe goditjet në tru.

Burim energjie

Nëse ha një ose dy banane para ushtrimeve në palestër, do të përfitosh mjaftueshëm energji për mbi një orë stërvitje.

Karbohidratet me bazë të ulët glicemie, vitaminat dhe mineralet janë një mbështetje e madhe për trupin, duke i dhënë atij forcë, ndërkohë që potasi ndihmon për të parandaluar ngërçet muskulare.

Kundër Anemisë

Bananet janë një aleat i fuqishëm i pacientëve që vuajnë nga anemia.

Banania u jep atyre hekurin e nevojshëm të dietës që stimulon qelizat e kuqe të gjakut dhe prodhimin e hemoglobinës por edhe shton furnizimin me gjak.

Ulçera

Ata që vuajnë nga ulçera në stomak, e dinë shumë mirë që duhet të rrinë larg disa ushqimeve.

Mos u shqetësoni! Banania nuk është një prej tyre.

Mund t’i konsumoni pa problem sepse nuk do t’ju shkaktojnë asnjë shqetësim në stomak.

Kjo ndodh sepse bananet janë të buta, të lehta, kremoze dhe të mira për stomakun, duke i dhënë atij mburojën e nevojshme ndaj aciditetit dhe irritimit.

Fruti i lumturisë

Banania të shton humorin dhe lufton depresionin për shkak të nivelit të lartë të tritotanit që në trupin tonë transformohet në serotoninë.

Seroonina është hormoni i lumturisë. Ajo i bën njerëzit të ndihen të qetë, të lumtur dhe me humor të mirë. Hani banana dhe jeni të lumtur.

Qetësuese nervash

Duhet të hash banana kur je me humor të keq apo i stresuar. Fruti magjik ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Vitamina B që gjendet me shumicë tek banania qetëson sistemin nervor dhe i bën njerëzit të ndihen të qetë dhe me humor.

Kundër temperaturës së lartë

Ke temperaturë të lartë? Ha një banane. Në saj të enzimave që përmban, banania ul temperaturën e trupit.

Banania ofron mjaft përfitime të tjera për organizmin tonë. Mos u mjafto me një apo dy. Mund t’i konsumoni gjatë gjithë ditës, kur ndihesh i uritur, ke nevojë për energji dhe humor të mirë./AgroWeb.org