Lewis Hamilton do të niset i pari në Çmimin e Madh të Rusisë, që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.
Piloti britanik do të kërkojë një tjetër fitore për të barazuar numrin e sukseseve të legjendës gjermane Michael Schumacher.
14 vite më parë, Schumacher fitoi për herë të 91-të një ‘Grand Prix’. Asokohe, ishte një rekord i pabesueshëm.
Sot, Hamilton (90) e ka shansin për ta barazuar këtë rekord dhe në garat e ardhshme ta thyejë atë.