Përbërësit:
Gjysmën tasi thërrime buke
Gjysmë luge kripë
200 gr djathë parmixhan
Një racion mish të grirë
Gjysmë luge piper të zi
Gjysmë luge rigon
Gjysmë lugë borzilok të grirë
Gjysmë luge majdanoz të grirë
Gjysmë lugë hudhër të shtypur
Djathë mocarela
Përgatitja:
Shtoni në një tas thërrimet e bukës, kripën dhe djathin parmixhan.
Merrni një tas tjetër dhe hidhni mishin e grirë, kripën, piperin e zi, rigonin, majdanozin, hudhrën, borzilokun dhe shtoni përsëri djath parmixhan.
Përbërjen shtypeni me duar dhe i fusni brenda një copë djath mocarela duke e zhytur në përbërjen e pjatës së parë.
Hidhini qoftet-hamburger në tigan me pak vaj dhe i skuqni 4 minuta nga secila anë.
Pasi të jenë bërë gati hidhuni sipër salcë me erëza.